Zjarri në Himarë vijon të jetë aktiv që nga orët e mbrëmjes së kaluar. Pamjet e publikuara më poshtë tregojnë se i gjithë mali mbi Himarë duket i mbuluar nga tymi.
Himara u përfshi nga flakët një natë më parë, konkretisht në përroin e Vishës. Sot, situata paraqitet më e qetë, por flakët nuk janë shuar ende.
Zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndonëse terreni është i vështirë.