Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
MOTI

Merrni masat për nesër! Stuhi ere dhe dëbore, temperaturat nën 0ºC

23:32 / January 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
81038976 2501639296819698 3456836945382998016 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dita e nesërme do të shoqërohet nga një mot i ftohtë, me reshje dëbore dhe stuhi ere. Ky është parashikimi më i fundit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, i cili paralajmëron qytetarët të bëjnë kujdes, kryesisht ata që do të udhëtojnë.

Duke filluar nga orët e mesditës së nesërme era do të fryjë me një shpejtësi të vrullshme dhe me rrahje në të gjithë bregdetin, duke krijuar vështirësi në lundrim. Gjithashtu, do të ketë dhe rënie të temperaturave në minus, në mbarë vendin.

PARASHIKIMI:

Ditën e diel, moti në vend parashikohet me vranësira mesatare e të dendura përgjatë lindjes. Gjatë ditës do të bëhen të pranishme reshje të lehta bore në veri, verilindje, jug dhe juglindje, ndërsa në bregdetin jugor reshje shiu të dobëta.

Për të gjithë ju që do të udhëtoni, era do të fryjë me drejtim verilindje-veri, e prej orëve të mesditës fiton shpejtësi e vrullshme dhe me rrahje në të gjithë bregdetin, zonat e ulëta e lugina. Në brigjet e Jonit, stuhi ere. Kjo situatë, do të sjellë shtim të dallgëzimit të forcës 6-7 ballë.

Kujdes i veçantë duhet të tregohet nga ngricat që do të jenë të pranishme në të gjithë vendin në mëngjes e kryesisht në mbrëmje.

Temperaturat, do të pësojnë rënie e cila do të jetë e ndjeshme në orët e pasdites e të mbrëmjes, më konkretisht në:

zonat malore -6ºC deri në 0ºC

zonat e ulëta -2ºC deri në 10ºC

zonat bregdetare -1ºC deri në 11ºC.

dëbore Ere nen zero Stuhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

11:18 / February 8, 2026

Moti sot/ Reshje shiu në të gjithë vendin

10:46 / February 1, 2026

Kur rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës? Meteorologu jep detajet

14:38 / January 18, 2026

IGJEUM, ‘na përgatit’: Ngrica dhe ulje temperaturash, rrezik nga shtimi i prurjeve në zonën e…

22:29 / January 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.