Analisti Ergys Mërtiri tha sot në studion e emisionit “Opinion” se sot njerëzit e kanë zili të pasurin sepse nuk janë dot si ai, jo se u intereson mënyra e vënies së parave. Mërtiri theksoi se i pasuri për të përbën vlerë për shoqërinë pasi prodhon vende pune dhe rrit mirëqenien.
Ergys Mërtiri: Këtu ka shumë njerëz që e kanë zili të pasurin sepse nuk janë si ai, jo se ai i ka vënë paratë në mënyrë të pandershme. Kjo është korruptim i varfërisë. Në këtë vend paraja ka marrë dominancën e vlerave.
Pasuria është vlerë, i pasuri për mua prodhon vende pune, rrit ekonominë, prodhon mirëqenie. I pasuri është i vlefshëm për shoqërinë pikësëpari sesa për veten e vet. Nëse e ka pasurinë në formë të ndershme.
Endrit Shabani: Para ‘90-ës arsimimi u jepte njerëzve një status tjetër social, sot ka ndryshuar.
Blendi Fevziu: Kjo s’është e vërtetë, shkolla nuk të lë në baltë, ndoshta nuk të bën të pasur…
Endrit Shabani: Unë shoh aktorët, më parë kishin një sens respekti, reputacioni…
Blendi Fevziu: Po në komunizëm, hierarkia ishte ndryshe, sepse biznesi, pasuria nuk ekzistonte.
Endrit Shabani: Thelbi është se një arsye se pse njerëzit kanë një lloj zilie është sepse është ç’orientuar sistemi i vlerave që ata kanë pasur në ’90-ën. Kur mendonin se ja vlente të ishe aktor…Sot janë në fund të hierarkisë të shoqërisë.
Ergys Mërtiri: Nuk është vetëm faji i të pasurve, edhe politika që nuk i lejon të bëjnë biznes të ndershëm. Do bësh se s’bën biznes me qeverinë ndryshe falimenton.