I njohur si një nga shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, Ismail Kadare, është shpallur fitues i çmimit ‘Pak Kyongni 2019’ dhe këtë njoftim e bëri të ditur kryetari i komisionit pëzgjedhës Kim Uchang.
“Punimet e Ismail Kadaresë i bëjnë lexuesit të mendojnë dhe të ndjejnë fort marrëdhëniet e tyre me ngjarje të caktuara ë histori,” u shpreh Uchang në deklaratën e tij.
Ceremonia ku Kadare do të marrë çmimin i cili shoqërohet me një shpërblim financiar rreth 84 mijë dollarë, do të mbahet në 26 tetor, në Qendrën Kulturore Toji në Korenë e Jugut. Ky konkurs kryhet në bazë të shqyrtimeve të veprave nga 350 autorë në mbarë botën, të cilët përmbushin kriteret e përcaktuara.
Që nga muaji korrik, komisioni përzgjedhës kishte përpiluar listën e 5 autorëve më të mirë, nga të cilët fitoi shkrimtari i njohur shqiptar.