Një nga aleatët më të ngushtë të Ukrainës, dhe fqinji i saj, Polonia ka vendosur të mos dërgojë më armatime në ndihmë të Kievi, për shkak të përshkallëzimit të debatit diplomatik mes dy vendeve në lidhje me çështjen e grurit.
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki ishte ai që vendosi të japë këtë lajm, duke shtuar se tashmë vendi është fokusuar në armatimin e vetes me pajisje më moderne.
Tensionet mes dy vendeve janë rritur ndjeshëm gjatë javëve të fundit. Ditën e martë, Polonia thirri për shpjegime ambasadorin ukrainas, në lidhje me komentet e bëra nga presidentit Zelensky.
“Disa vende tregojnë solidaritet të shtirur për Ukrainën”, deklaratë të cilën Varshava e cilësoi të pajustifikuar dhe fyese pasi Polonia ka qenë në krah të Kievit që në ditët e para të luftës.
