Në një finale të fortë, fituesi i Ferma VIP 2 u shpall reperi i njohur Big Basta.
Pas 24 javësh plot sfida, emocione dhe përballje në fermë, “Ferma VIP” mbylli edicionin e saj të dytë me një spektakël madhështor.
Në përballjen e fundit, Big Basta u përball me Anduelin, ndërsa momenti i shpalljes së fituesit u zhvillua në ambientet e jashtme të fermës, ku emocionet ishin të mëdha dhe tensioni në kulm.
Publiku shpërtheu në duartrokitje sapo emri i Big Bastës u dha si fitues.
