Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Mesazh nga Amerika e re

20:16 / May 27, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mero baze
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Reagimi i Shteteve të Bashkuara për zgjedhjet e 11 majit, duke uruar Kuvendin e ri dhe duke u angazhuar për vazhdimin e partneritetit të ngushtë me Shqipërinë, mund të ishte vonuar disa ditë, nëse Berisha dhe agjitatorët e PD-së nuk do të fillonin të bënin budallallëkun e amplifikimit të mungesës së reagimit, si mbështetje për Sali Berishën.

Administrata e re e presidentit Trump, natyrisht që ka një qasje të re politike ndaj botës dhe në disa vende ka shkaktuar aq shumë trauma nga raportet klasike me SHBA-në, sa të gjithë po flasin për një rend të ri botëror.

Për fatin e Shqipërisë, SHBA konfirmoi vazhdimin e partneritetit me Shqipërinë, duke uruar zgjedhjen e Parlamentit të ri dhe duke konfirmuar kështu edhe identitetin e ri politik të SHBA-së nën udhëheqjen e Trump-it, si dhe njohjen dhe mbështetjen për pushtetin e ri në Shqipëri.

Dhe kjo është më e rëndësishme sesa preferencat politike për parti të veçanta në Shqipëri, të cilat për fat nuk i ka.

Në shumë vende të tjera, SHBA-ja e re ka ndërhyrë brutalisht në zgjedhje. Mjafton të kujtojmë Gjermaninë dhe Rumaninë, ku zëvendëspresidenti i SHBA-së u angazhua drejtëpërdrejt në mbështetje të partive të ekstremit të djathtë kundër establishmentit. Po ashtu, marrëdhëniet transatlantike kanë pësuar krisje të rënda dhe shqiptarët janë kombi me gjak të ngrirë nga kjo botë e re që po sjell politika amerikane.

Siç e theksoi së fundmi zëvendës sekretari i Shtetit, Christopher Landau, në Dayton, SHBA nuk është e fokusuar te sherret e brendshme politike në shtetet aleate, por te objektivat e saj strategjikë.

Aktualisht, aleanca që çliroi Kosovën më 1999 ka vdekur, dhe askush nuk do të guxonte sot ta bënte një gjë të tillë.

Fakti që SHBA konfirmoi vazhdimin e partneritetit me popullin shqiptar është një sinjal i rëndësishëm pozitiv për Shqipërinë dhe shqiptarët në rajon, pasi duke mos qenë realisht një faktor i fortë ekonomik apo ushtarak në rajon, mund të dilnim jashtë listës së prioriteteve.

SHBA ka aktualisht prioritet zhvillimin ekonomik dhe betejën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Gjithnjë e më pak është në fokus debati mbi demokracinë e brishtë apo dominimi i të drejtave të njeriut mbi stabilitetin dhe sovranitetin e një vendi.

Dhe në këtë aspekt, Shqipëria dhe Kosova rrezikojnë të jenë vende të parëndësishme për Amerikën e re.

Por për fatin tonë, jemi ende në listën e aleatëve të tyre si shtet dhe si komb. Amerika konfirmoi se nuk i interesojnë sherret lokale në Shqipëri, as lobistët e saj që marrin pagesa aty. Ata konfirmuan se ne jemi në listën e tyre dhe ky është një lajm i madh. Falë Berishës, u kujtuan ta bëjnë në kohë këtë deklaratë dhe duhet t’ia njohim këtë meritë budallallëkut të tij të fundit. Jo atij të mëparshmit me 6 milionë dollarë.

amerika e re Mero Baze mesazh opinion
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

“Konkursi”/ Kujdes mashtrimet online, si po funksionon skema e vjedhjes së të dhënave

14:31 / February 7, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.