Në çdo 4 sekonda një njeri humb jetën në planet dhe 70% e tyre janë fëmijë. Ata vdesin nga uria.
100 milionë fëmijë që jetojnë në vendet në zhvillim, janë nën peshë.
Ata sëmuren, sepse uji i pijshëm është i infektuar.
Ata hanë biskota me baltë, sepse mielli mungon.
Ata sëmuren dhe nuk ia dalin dot, sepse s’ka mjekë, as ilaçe, as vaksina…
Ky mesazh u drejtohet të vegjëlve dhe të rriturve.
Ushqimi që ti shpërdoron është vakti i dikujt tjetër që nuk ka të hajë.
Përpara se të ankohesh për shijen e ushqimit, mendo për një fëmijë që nuk ngopet dot.
Imagjino një dollap bosh, një frigorifer bosh, një stomak bosh. Provoje vetëm një ditë dhe do t’i vlerësosh gjërat të nesërmen.
Ka mijëra fëmijë që flenë rrugëve me stomakun pa bukë.
Ka të tjerë që bëjnë qindra kilometra për të mbushur ujë.
Ka shumë ‘Lul të vocërr’ Afrika.
Afrika një spektakël i natyrës është një dhimbje e thellë dhe e pafund, ku fatkeqësitë nuk përfundojnë dhe janë me miliona. S’kemi forcë e mundësi ta ndihmojmë, por kemi mundësi të mësojmë prej saj.
Le ta bëjmë traditë që ato që mbeten mos t’i hedhim, por t’ua japim të uriturve. Ta bëjnë këtë restorantet, baret, shitësit e fruta-perimeve, supermarketet, por edhe ne në shtëpitë tona.
Vakti që ti nuk vlerëson sot, është shpresa e një fëmije që të mos vdesë…