Ish kryeministri Sali Berisha përmes një video ka dhënë një mesazh të fortë një ditë para protestës së opozitës para Kuvendit.
“Qeveria na ka dhunuar e rrahur, por ne jemi ende të fortë dhe me kurajë ndaj protestojmë”, thuhet në videon e publikuar nga ish kryeministri dhe ish lideri demokrat.
Por komentuesit e kanë “masakruar” me komente për 11-vjetorin e tragjedisë së Gërdecit, ku shumë prej tyre i thonë se vetëm sot duhej të heshtte, në emër të viktimave të tragjedisë dhe atyre që ende sot vuajnë pasojat. “Gëzuar ditën e Gërdecin me gjith fatmir mediun dhe klyshin tat kopil xenin o kriminel”, i shkruan një prej tyre.
