Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ylber Ramadani, është zyrtarisht mesfushor i skuadrës së Leçës në Itali. Vetë klubi i Serisë A ka njoftuar akordin me klubin e Aberdinit për transferimin e Ramadanit. “Lojtari shqiptar do të jetë në Leçe në orët e para të pasdites së sotme për t’iu nënshtruar analizave mjekësore”, shkruan klubi italian në komunikatën zyrtare.