Nëse mendoni se është adoleshente, e keni shumë gabim. Ajo është një 51-vjeçare, e cila ka arritur që falë punës së shumtë dhe ushtrimeve gjimanstikore, të ketë këtë arritje me fizikun. Ndonjëherë mosha mund të jetë thjesht dhe vetëm një numër.
Laura Heikkla e pranon se trupi i saj duket shumë më mirë sot sesa kur ishte 30 vjeçe. Gruaja tregon më tej se në profilin e saj në Instagram ka në mënyrë të vazhdueshme kërkesa nga meshkujt, të cilët e ngacmojnë dhe e ftojnë të dalin bashkë, duke menduar se është një vajzë e re në moshë.
Laura shprehet se ka nisur një dietë të shëndetshe dhe kujdeset rregullisht për trupin e saj, prej 15 vitesh, kohë kur lindi edhe të bijën.



