Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mesila Doda publikon dënimet e Belerit: Si mund të zgjidhet si kandidat i opozitës një personazh i tillë me gjëra kaq poshtëruese për Shqipërinë ?

23:29 / September 18, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mesila
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja Mesila Doda ka sjellë këtë të hënë në studion e “Opinion” foto që sipas saj dëshmojnë se Fredi Beleri është shfaqur me flamurin e Vorio-Epirit në sfond në daljet e tij publike, shoqëruar dhe nga Vangjel Dule.

Ajo po ashtu citoi dëshminë e penalitetit të kryebashkiakut të Himarës, ku thuhet se ai është dënuar më parë nga Gjykata e Athinës për “armëmbajtje pa leje”, “thirrje për urrejtje nacionaliste” dhe “poshtërim të Republikës e simboleve të saj”, për të cilat thekson deputetja ai s’ka kryer asnjë ditë burg.

Më tej, Doda shtron pyetjen se si mund të zgjidhet kandidat i forcës opozitare më të madhe në vend një njeri që ajo e cilëson “personazh me gjëra poshtëruese për Shqipërinë”.

Mesila Doda: Unë kam këtu disa foto të Fredi Belerit, vazhdimisht përgjatë viteve. Këtu e ke bashkë me Vangjel Dulen, edhe këtu e keni bashkë me Vangjel Dulen. Janë me flamurin e Vorio-Epirit po të flas! Meqënëse thamë ishte rast i shkëputur. Ja ku e kemi këtu, le ta nxjerrin dhe në Parlament këtë foto. Kam dhe shumë tjera, ua jap dhe zotërinjve. Këto janë raste që tregojnë se këto janë recitivistë dhe kjo nuk është një gjë e rastësishme, kjo është një strategji që të mbjelli pikërisht këtë idenë e përçarjes dhe idenë se “prit se neve ta hapim dhe të rikthehemi te protokolli i Korfuzit.” Kjo është çështja e parë.

-Një pyetje, ama Beleri u votua dhe fitoi në Himarë dhe ai nuk i ka fshehur këto qëndrime.

Mesila Doda: Ai ishte kandidati më i mirë ky zotëria?! Sot kam hapur deklaratën për dekriminalizimin, i ka të gjitha të shkruajtura se doli para pak ditësh zoti Dule dhe tha se ai e ka dëshminë e penalitetit të pastër. Ndërkohë e ka këtu, jam dënuar thotë me 18 muaj burgim, 3 vjet kusht nga Gjykata e Apelit në Athinë për armëmbajtje pa leje dhe 3 vjet burg nga 2006 për thirrja për urrejtje nacionale, poshtërimi i Republikës dhe simboleve të saj, parashkruar me vendim të gjykatës dhe e thotë që nuk kam bërë asnjë ditë burg. Dhe kjo është arsyeja pse nuk dënohet sepse ky ikën, e ka shkruar vetë mor zotëri.

Për këto vepra penale nuk kam kryer asnjë ditë burg thotë. A ka mundësi që një personazh i tillë me gjëra kaq poshtëruese për Shqipërinë duhet të zgjidhet kandidat jo i një grupi njerëzish, por një force të opozitës. A e kuptoni për ça po flasim, për një forcë që ka lindur me çështjen kombëtare?!

deshmi

denimet Fredi Beleri mesila doda
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.