Nëse dëshironi një lëkurë pa rrudha , një lëkurë që i lufton vitet atëherë ne ua preferojmë këtë maskë që është e mrekullueshme për një plakje sa më të ngadalësuar, transmeton Gazeta Metro.
Maskë me banane
Bananet janë shumë të shëndetshme për shkak të vitaminave dhe mineraleve që mbajnë.
Por nëse deri më sot i keni përdorur vetëm për të ngrënë, me to, do arrini të krijoni një maskë natyrale, e cila bën çudi për fytyrën tuaj. Për shkak të vitaminave e bëjnë lëkurën më elastike dhe luftojnë plakjen
Gjithë çfarë ju duhet është një banane e pjekur, lëngu i ¼ së limonit dhe një gjysmë luge vaj kokosi, në pamundësi mund të përdorni dhe vaj ulliri.
Këta përbërës përziejini mirë deri sa të krijohet një masë homogjene. Më pas masën e përftuar aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 15 minuta.
Pas kësaj shpëlajeni fytyrën me ujë të bollshëm. Një maskë të tillë mund ta përdorni një herë në javë dhe do të shihni ndryshimin mbresëlënës në fytyrën tuaj./gazetametro.net