Është e vështirë të zgjohesh pa goditjen që të jep kafeina, për të cilën shumica e njerëzve në botë kanë nevojë.
Por nëse dëshironi që dita juaj të fillojë këndshëm dhe mendja juaj të zgjohet pa një kafe në mëngjes, vendosni muzikë me zë të lartë.
Studiuesit nga Universiteti i Mançesterit kanë zbuluar se muzika me zë të lartë stimulon një pjesë të veshit të brendshëm, gjë që i jep kënaqësi trurit dhe na bën të ndihemi mirë si kur e dëgjojmë, ashtu edhe pas kësaj.
Kështu që vendoseni këngën tuaj të preferuar me zë të lartë dhe zgjohuni lehtë në mëngjes pa nevojen e kafeines!