E kishit menduar ndonjëherë që nëpërmjet jashtëqitjes mund të humbisni peshë dhe t’i bëni zorrës së trashë një nder të madh? Mund të mendoni se kjo fjali është qesharake, por është krejt e kundërta pasi pastrimi i zorrës së trashë është një mënyrë e shkëlqyer për të humbur peshë, por edhe për të përmirësuar florën bakteriale të zorrëve.
- Pini shumë ujë
Kjo pjesë e organizmit tuaj do ujë, shumë më shumë nga sa mund ta keni menduar. Pjesa më e madhe e njerëzve vuajnë nga dehidratimi, prandaj duhet të pini jo më pak se dy litra ujë në ditë. Në këtë mënyrë toksinat që ndodhen në zorrën e trashë do ta kenë më të lehtë të largohen nga trupi juaj.
- Pini lëng kumbulle
Ky lëng përmban shumë fibra, të cilat janë shumë pozitive për pastrimin e baktereve. Sasia ndoshta varet nga sa e preferoni ju atë, por mirë do të ishte ta pinit përpara drekës dhe pasi të keni ngrënë darkë. Është një nga zgjidhjet më të mira përveç pirjes së ujit.
Receta: Merrni 1 filxhan çaji me kumbulla të thata dhe 5 filxhanë çaji me ujë të pijshëm.
Vendosni ujin në zjarr dhe pasi të ketë marrë valë, hidheni në një kavanoz qelqi, ku keni shtuar më parë kumbullat e thata dhe pa bërthamë. Mbulojini kumbullat me ujë dhe lërini të qëndrojnë për 24 orë. Më pas futeni përmbajtjen e kavanozit në një mikser, deri sa lëngu të jetë kompakt. Përdorni një napë dhe filtrojeni.
Alternativa tjetër është: Zieni disa kumbulla të thata, në 1 litër ujë dhe lëngun e përftuar konsumojeni gjatë gjithë ditës.
Këtë bëjeni për një javë rresht, pasi përveçse do të pastroni zorrën e trashë, do të bini edhe nga pesha, pa u ndjerë aspak të lodhur, sepse kumbulla përmban me shumicë mineralin magnez, që u jep fuqi.
Gjithashtu, kur kanë stinën e pjekjes, konsumoni rregullisht disa kumbulla gjatë ditës. Efekt të ngjashëm kanë edhe mollët, pra lëngu i zier nga to, por kumbullat kanë përparësi se ju heqin ndjenjën e lodhjes dhe plogështisë.
Ky lëng përmban shumë fibra dhe një përbërës natyral të quajtur sorbitol që ndihmon për jashtëqitjen dhe lehtëson lëvizjen e zorrëve. Për më tepër, ky lëng ofron zgjidhje afatgjatë kundër konstipacionit.
Ndërkaq, theksojmë se: Kumbullat e thata nuk e rrisin menjëherë glukozën në gjak dhe ulin nivelin e sheqernave në gjak. Kumbulla e thatë përmban sorbitolin që e përmendëm pak më lart, një substancë që përdoret si një alternativë e sheqerit natyral për diabetikët.
Lëngu i kumbullave të thata përmirëson edhe dendësinë kockore dhe i bën ato më të forta sepse përmban shumë kalcium, magnez dhe vitaminë K.
Burimi / supershendeti.com