Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Mësoni si të gatuani kek me ujë të gazuar

21:01 / October 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kek 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Të gjithë jemi në kërkim të recetave më të mira e interesante të ëmbëlsirave, të cilat për hir të së vërtetës na japin shumë kënaqësi.

Në këtë artikull të AgroËeb.org do të gjeni recetën e një keku mjaft interesant.

Mes përbërësve të tij do të gjeni edhe ujë të gazuar.

Uji i gazuar plotëson shijen përfundimtare të kekut duke bërë që kjo ëmbëlsirë të dalë e butë dhe e mëndafshtë.

Kjo ëmbëlsirë është ideale jo vetëm për festa por edhe për fundjavat e kaluara me familjen.

Përgatitja e Kekut me Ujë të Gazuar

Përbërësit

250 gramë gjalpë të butë pa kripë,

400 gramë sheqer pluhur,

4 vezë

1 lugë çaji me vanilje pluhur

1 lugë çaji me lëkura të imëta limoni jeshil,

500 gramë miell të bardhë,

Gjysmë luge çaji me pluhur pjekës,

Gjysmë luge çaji me kripë,

300 ml ujë të gazuar

Përgatitja

Ndizeni furrën në 170 gradë.

Tepsinë e kekut mund ta lyeni lehtë me pak miell dhe lëreni mënjanë.

Në një tas të thellë qelqi hidhni gjalpin dhe miellin dhe përpunojeni me mikser dore deri sa të bëhet kremoz.

Shtoni sheqerin dhe vazhdoni me përzierjen.

Më pas hidhni vezët një e nga një duke i përzier vazhdimisht deri sa masa të jetë e lehtë, e butë dhe e njëtrajtshme.

Në fund shtoni vaniljen dhe lëkurën e agrumes.

Në një enë tjetër përzieni mirë kripën, pluhurin pjekës dhe shtojini në tasin e masës kremoze të kekut.

Përziejeni sërish me mikser duke shtuar ujin e gazuar.

Të gjithë masën më pas mund ta hidhni në tepsinë e pjekjes duke i dhënë formën përfundimtare.

Tepsinë futeni në furrë dhe lëreni kekun të piqet për 75-80 minuta.

Pjekjen e tij mund ta konfirmoni duke futur një kunj dhëmbësh në pjesën qendrore të kekut.

Nëse ai del i pastër, atëherë keku është bërë.

Prisni të paktën 15 minuta deri sa ta hiqni nga tepsia dhe ta servirni

gazuar kek uje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dëmtimi i linjës së furnizimit me ujë në Vlorë, vijon puna për riparimin

20:37 / December 27, 2025

Napoli “mbretëresha” e ushqimit për vitin 2025, ja ku renditet Shqipëria

10:43 / December 8, 2025

Ja cilat zona në Tiranë do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm ditët në vijim

20:59 / November 25, 2025

KFOR ndalon fluturimet mbi KEK, kryesisht për dronët

19:29 / September 19, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.