Të gjithë e vuajmë atë pjesën e sikletshme e të mbajturit fjalim para një grupi njerëzish. Sidomos kur bëhet fjalë, kur duhet të flasim para një ambienti të ri. Që nga fjalimet e vogla, prezantimi në një punë të re, idetë risi që mund të keni, deri te mbajtja e fjalës në një grup të madh njerëzish ka disa hapa, që e ju ndihmojnë si të jeni një orator i zoti
Kthejini emocionet në një pikë të fortë
Dihet që kur të gjithë sytë i kanë te ty, zemra rreth më shpejt e gjunjët fillojnë të dridhen. Pranojeni me zë të lartë që keni emocione, qe po ju kullojnë djersë dhe sapo të merrni një duartrokitje, filloni fjalën qetë e bukur.
Hiqeni vëmendjen nga vetja, dhe mendoni për atë që po thoni
Mendoni që ajo që po thoni ka një rëndësi të madhe. Qëndroni optimist, dhe hiqeni nga mendja për pak çaste veten tuaj dhe mendoni për peshën e fjalëve që keni dhe rëndësinë e idesë që do të përcillni. Kështu do t’ju rritet përgjegjësia dhe do t’ia dilni mbanë.
Mos mësoni kurrë përmendësh
Një orator i mirë vërtet e ka lexuar më parë se çfarë do të thotë, por kurrë nuk mëson përmendësh. Ai thotë në mënyrë të përmbledhur fjalën e tij pa u bazuar një për një në tekst.
Mos ki frikë të qeshësh me veten. Çdo njeri bën gabime. Ti përpiqu me të gjitha forcat për që herës tjetër të përmisohesh.