Borziloku është një bimë popullore e Mesdheut që ka vlera ushqimore dhe mjekësore, me një shije delikate e të ëmbël, madje dhe pak djegëse, por më të butë se rigoni.
Ilirët e përdornin borzilokun për të thurur kurora duke qenë se kjo bimë asokohe konsiderohej simbol i paqes, harmonisë dhe lumturisë.
Vlerat shëndetësore të borzilokut
-Kjo bimë ka shumë fitonutrientë, minerale, vitamina që janë të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien e njeriut.
-Shumë prej elementëve kimikë që gjenden tek borziloku kanë vlera të mëdha kundër inflamacionit dhe baktereve.
-Borziloku i freskët ka vitaminë C dhe në 100 gramë të tij gjendet 86% e dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme që shërben si antioksidant dhe lufton radikalet e lira.
-Acidet e pranishme tek borziloku forcojnë imunitetin, përshpejtojnë shërimin e plagëve dhe luftojnë virozat.
-Bima e borzilokut ka nivele të larta beta karoteni, vitaminë A, luteine dhe zea-ksanthine, të cilët janë flavonoidë antioksidantësh të fuqishëm. Vitamina A është thelbësore për shëndetin e mirë të syve dhe të lëkurës. Konsumimi i ushqimeve të pasura me vitaminë A dhe karoten mbron njeriun nga disa lloje tumoresh si ai i mushkërive.
-Borziloku është një nga barishtet më të pasura me vitaminë K. Në 100 gramë gjethe të thata borziloku gjenden 518% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine e cila luan një rol të rëndësishëm për forcimin e kockave dhe mbrojtjen e tyre.
-Barishtja përmban një sërë mineralesh të tjera të rëndësishme siç janë hekuri, kalciumi, kaliumi, mangani, bakri, zinku dhe magnezi.
Përdorimet mjekësore të borzilokut
-Vaji i borzilokut është përdorur për të trajtuar probleme siç janë fryrjet në stomak, dhimbjet muskulare dhe reumatizmën.
-Eugenoli tek borziloku luan një rol anti inflamator dhe përbën një kurë të mirë për njerëzit që vujanë nga simptoma të tilla si: artriti reumatoid, osteoartriti dhe inflamacionet e zorrëve.
-Vajrat esencialë tek borziloku kanë luftojnë mykun dhe bakteret si stafilokokun, E.coli, etj.
-Çaji i borzilokut ofron ndihmë kundër të vjellave, të fryrave të stomakut dhe luan rol anti-septik.