Ky Botëror në Katar do të jetë i fundit për Lionel Messin dhe këtë e ka konfirmuar vetë argjentinasi. Në një intervistë në përfundim të ndeshjes me Kroacinë, Messi konfirmoi se finalja e së dielës do të jetë e fundit për të.
“Jam krenar që mund ta mbyll karrierën time në Kupën e Botës duke luajtur këtë finale. Ajo që po përjetoj është diçka emocionuese. Me siguri e diela do të jetë ime ndeshja e fundit në një Botëror. Ka kaluar shumë kohë në botërorin e radhës (2026). Kështu që shpresoj të përfundoj në mënyrën më të mirë”, tha Messi.