Barcelona është zhytur në krizë dhe kjo konfirmohet mjaft lehtë duke parë rezultatin e dy ndeshjeve të fundit për katalanasit.
Ata u mundën në fundjavë në kampionat 3-1 nga Levante, ndërsa mbrëmjen e djeshme barazuan në shtëpi ndaj Slavia Pragës, ndeshje e vlefshme për Champions League.
Sikur mos mjaftonte kriza e rezultateve, brenda ekipit ka edhe një çështje tjetër.
Leo Messi dhe Antoine Griezmann nuk “lidhen” aspak me njëri-tjetrin, madje flitet se është kjo arsyeja e ngërçit që po kalon Barcelona në lojë dhe rezultate.
Ky fakt, shihet sidomos në rastet kur Messi edhe pse ka mundësi të pasojë te Griezmann, preferon portën edhe në pozicionet më të vështira.