Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Meta flet me bindje: Brenda pak ditëve në Shqipëri do ketë dhjetëra mijëra tamponë

21:49 / March 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meta 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ka thënë sot në mbremje se shumë shpejt në Shqipëri do ketë dhjetëra mijëra tamponë që mund të përdoren për testimin në masë. I ftuar sot në emisionin “Real Story”, Meta është shprehur se situat ame COVID-19 mund të menaxhohet.

Meta u shpreh se dy gjërat më të rëndësishme tani për tani është mbrojtja e mjekëve dhe personelit që është në vijën e parë, si dhe testimi i të gjithë personave që japin simptoma apo që kanë qenë në kontakte me personat që kanë  rezultuar pozitivë.

“Më e rëndësishmja dhe sfida që kemi tani është të mbrojmë mjekët dhe personelin shëndetësor, që janë në vijën e parë të kësaj beteje. Ne jemi në një situatë shumë më të favorshme në aspektin e menaxhimit. Sot morëm sigurimet se masat për mbrojtjen e personelit të vijës së parë janë marrë dhe po mbërrijnë të gjitha. Shqipëria do ti ketë të gjithë mundësitë e tamponimit. Por dy gjërat më të rëndëshime tani janë: Mbrojtja e mjekëve dhe personelit që është në vijën e parë Testimi i të gjithë personave që japin simptoma apo që kanë qenë në kontakte me personat që kanë  rezultuar pozitivë. Tamponet ekziztojnë dhe janë marë masat për të pasur dhjetëra, mijëra tamponë në një të ardhme të afërt”, u shpreh Meta.

Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

brenda Dhjetera Ilir Meta mijera
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.