Kreu i Partisë së Lirisë në fjalën e tij në Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, u shpreh i bindur se do i fitojnë zgjedhjet lokale të 14 majit.
Meta tha se mbrëmjen e kësaj date do jenë duke festuar rikthimin e demokracisë në Shqipëri.
“Në mbrëmjen e 14 majit jam i sigurt që do të jemi të gjithë nga sheshi “Skëndërbej” për të festuar rikthimin e demokracisë, ndërkohë duhen bërë fort përpjekjet që kjo gjë të ndodhë më përpara”- tha Ilir Meta.