Kuvendi ka kaluar me 87 vota pro projektligjin për ndryshimin e betimit të gjyqtarëve në Kushtetuese, që do të thotë se në rast të afatit të caktuar presidenti nuk fton në betim gjyqtarin e emëruar, gjyqtari do të firmosë dhe do ja dërgojë presidentit, duke e konsideruar të ligjshme emërimin.
I ftuar në emisionin e gazetares Ilva Tare në Euronews Albania, presidenti Meta pyetet:
Sapo u miratua ndryshimi i ligjit për emërimin dhe betimin e gjyqtarëve me 87 vota pro . Do e dekretoni?
Meta: Nuk e di çfarë kanë bërë në parlament, prej kohësh në paralament tani është lajm kur votohet një ligj në mbrojtje të kushtetutës, nuk më bën më përshtypje shkelja e kushtetutës e kthyer në sport të preferuar të maxhorancës.
Ilva Tare: Është legjitimuar një betim me shkrim i gjyqtarëve
Meta: Nuk komentoj diçka që nuk e kam lexuar por në vijim të marrëzisë që ka ndodhur me zbatimin antikushtetues të reformës në drejtësi, nuk habitem të ndodhë një marrëzi e tillë, Kur të më vijë një ligj i tillë do shprehem në mënyrë zyrtare dhe publike. Nuk kam parë variantin e kaluar.
-Është një mekanizëm për të bllokuar presidencën nëse nuk dekreton gjyqtarin e Kushtetueses
Meta: Nuk ka asnjë mekanizëm që rrëzon kushtetutën, është dënim me vdekje per kredibilitetin në reformën në drejtësi. Kuvendi duhet të vetëshpërndahet. Nuk ofron asnjë garanci për funksionimin normal të institucioneve. Ky është një Kuvend ilegjitim. Ju garantoj se Presidenti nuk është mur, por është një kala në mbrojtje të Kushtetutës dhe nuk ka as ndonjë vagabond ndërkombetar që mund ta vërë këtë në diskutim,