Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ne nota ironie, u shpreh se do të kishte ndërtuar një tunel nga Berati deri në Londër me paratë që kryeministri Edi Rama ka marrë borxh deri tani.
Gjatë fjalës së tij, Meta deklaroi se synimi i opozitës është që të shkatërrojë klanin mafioz të Ramës.
“Ne synojmë të shkatërrojmë këtë klan mafioz, që të shpëtojmë popullin nga shtypja. Ne jemi aty që të heqim taksën e qarkullimit dhe të karbonit, që të ulet çmimi i karburanteve, ne do jemi në protesta qytetare dhe politike, kudo ku ndodh afera dhe vidhen qytetarët, atje ku ndodh krimi. Ne do të jemi kudo në të gjithë vendin. Ilir Meta ka qenë kryeministër 30 vjeç dhe ka bërë punë të jashtëzakonshme. Me kaq lekë sa ka vjedhur ky, Ilir Meta do kishte bërë një tunel nga Berati në Londër. A e dini sa ka vjedhur ky? 6 herë një kilometër rrugë. 2/3 e Shqipërisë jetojnë nën minimumin jetik, deklaroi Meta.