Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim ndërkohë që vijon procesi ndaj tij, ku akuzohet për korrupsion. Gjykata e Posaçme vendosi të mos shuajë masën e sigurisë “arrest me burg”.
Meta u arrestua me urdhër të SPAK të tetor të 2024. Në këtë kërkesë Meta pretendonte shuarje të masës pikërisht pasi ka kaluar një vit nga izolimi i tij dhe çështja penale ende nuk ka shkuar në gjykim.
Avokati i tij, Kujtim Cakrani, tha se me këtë vendim, Gjykata ka krijuar një precedent të rrezikshëm. “Precedentit të mbajtjes peng të presidentit pa ligj. Vërtet jemi në seancën paraprake, por nuk kemi zhvilluar asnjë seancë. Nuk e dimë kur do të përfundojë kjo seancë. Nuk e dimë sa do të zgjasë, çfarë vendimi do të marrë gjykata, kështu që jemi në errësirë totale. Gjykata e ka mbushur kupën, ka rrëzuar kërkesën tonë, por është një precedent shumë i rrezikshëm”, tha Cakrani.
