Presidenti Ilir Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Turqi. Kreu i shtetit është pritur nga kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu.
Imamoglu, përmes një postimi në “Tëitter”, ka bërë me dije se kanë diskutuar në lidhje me kulturën e përbashkët të vendeve tona dhe ka shtuar se bashkëpunimi i Stambollit dhe qyteteve shqiptare do të rritet pas zgjerimit të B40, Rrjeti i Qyteteve Ballkanike, e cila është edhe nismë e Kryetarit të Bashkisë së Stambollit.
“I nderuar të prisja presidentin e Shqipërisë ilir Meta dhe të bisedonim mbi kulturën dhe historinë e përbashkët të vendeve tona, si edhe për përkushtimin tonë për demokracinë. Bashkëpunimi mes Stambollit dhe qyteteve shqiptare do të rritet më tej pas zgjerimit të B40 (Rrjeti i Qyteteve Ballkanike”, ka shkruar zoti Imamoglu.