Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në fjalën e tij para protestuesve tha se sot nis rezistenca pa kthim kundër kësaj qeverie.
Sipas tij pavarësisht se Rama po fshihet ai nuk do të mund t’i shpëtoj përballjes me qytetarët dhe opozitën.
Ai tha se Rama dotë japë llogari për çdo krim që ka bërë.
Deklarata:
Për t’i dhënë fund braktisjes së bujqësisë e falimentimit të fermerit shqiptar. Për qeverinë i vetmi prioritet importi i bananeve që qështë rriur 60 herë nga Kolumbia që kanë përmbytur Shqiperine.
Sot me ne janë gjithë shqiptarët që mbijetojnë në kufirin e mjerimt e varfërisë.
Janë të gjithë të rinjtë që vuajnë papunësinë, ndiejnë pasiguris e padrejtësi e nuk shohin asnjë mundësi me këtë qeveri.
Pensionistët që s’kanë mundësi të paguajnë ilacet ta paguajnë faturat.
Të gjithë biznesmenët e ndershëmqë kanë falimentuar apo po rezistojnë me shpirt në dhëmbë për shkak të taksave të larta të bashkisë e qeverisë, punonjësit e administatës që janë pushuar padrejtësisht se vendet e tyre i kanë zënë patronashistët apo s’kanë pranuar të firmosin shkeljet ligjore, të gjithë punonjësit e ndershem të admnistratës dëshmitarë okulare të korrupsionit.
Numërimi mbrapsht për largimin përfundimtar të së keqes së personifikuar nga Edi Rama dhe sekti i Rilindjes ka filluar.
Shqiptarët kanë vendoudr të jenë zot të vetes e mos e presin shpëtimin nga askush përvec nga dashuria e trye për familjen e atdheun.
Ndaj populli ka vendosur qe Rama të largohet një orë e më parë si një mafioz i kapur në flagrancë. Rama është tashmë vetëm një subjekt plotësisht i merituar për drejtësinë, veprimet shumë të rënda minuese kundër kushtetutës, pluralizmit, grabitjes masive financiare me miliarda euro që gjenden në offshoret e tij.
Rama përgjegjësi kryesor për shpopullimin e Shqipërisë dhe mbipopullimin e burgjeve të Shqipërisë.
Do ta kthejë Shqiperine në parajse fiskale për veten e klientët e tij, ndërsa fëmijëve te shqiptareve u ka imponuar rugën e gomoneve.
Ndaj populli është sot këtu për të bërë ndryshimin me cdo cmim përmes protestës e votës së lirë për të shporrur këtë sekt.
Të gjithë bashkë jemi energjia e pandalshme e ndryshimit me cdo çmim, çmimin le ta zgjedhë lepuri që ka tre javë që i fshihet Parlamentit.