Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta: “Partia e Lirisë nuk do kandidojë në asnjë bashki kryesore”

22:02 / October 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ilir Meta ka deklaruar se Partia e Lirisë nuk do të kandidojë në asnjë bashki kryesore në zgjedhjet e ardhshme vendore. Në një intervistë për “Faxnews”, Meta deklaroi se kjo do të bëhet për t’i hapur rrugën Partisë Demokratike duke qenë se ata kanë marrë përsipër edhe zhvillimin e proçesit të primareve.

Ndërsa përsa i përket kandidatit më të mirë, Meta deklaroi se personat që nuk janë të shitur, kanë mundësinë më të madhe për të fituar përballë Rilindjes.

Meta: Për të gjetur mënyrën për zgjedhjen e kandidatëve fitues dhe për të kordinuar forcat opozitare. Është një betejë vendimtare për opozitën, për vetë Partinë Demokratike. Qëllimi kryesor si PL është rikthimi i fuqishëm në parlamentet lokale. Kjo do të ndodhë. Këshillat Bashkiakë duhet të jenë Parlamente lokale. Duhet të garantojnë që të dëgjohet interesi i qytetarëve. Të mbrohet çdo qindarkë e qytetarëve në pushtetet lokale. Primaret në parim janë ide shumë e mirë. Mbetet e rëndësishme përgjegjësia e PD-së të garantojë proçesin efektiv.

Gazetarja: Kush mund të jetë më i përshtatshëm, figura politike apo nga shoqëria civile?

Meta: Çdo kandidat i pashitur dhe i parezervuar nga Veliaj dhe Rama, e fiton Tiranën. Situata e Tiranës është mjaft katastrofike në përkeqësim të shërbimeve, ndotjes së mjedisit, transportit, trafikut dhe të çmimeve e taksave. Kështu që çdo kandidat që është i pashitur dhe i paprenotuar. Makineria e Ramës funksionon duke blerë persona në opozitë. PS-ja është 20 hapa para prej 10 vitesh, përpara PD-së. PD duhet të shkëputet nga këto vonesa për përgatitjen e zgjedhjeve. Njerëzit duan kohë që të njihen me kandidatët. Nëse opozita është e vendosur për ta fituar Tiranën, Durrësin, Elbasanin, ato janë të fituara që sot.

Gazetarja: Janë këto disa nga zonat ku Partia e Lirisë mund ta bëjë diferencën? 

Meta: Partia e Lirisë nuk do kandidojë në asnjë nga bashkitë kryesore. PL do bëjë diferencën me votë siç e ka bërë gjatë gjithë historinë. Nuk merr përsipër të kandidojë, duke qenë se PD ka shpallur primaret.

bashki Meta partia e lirise
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.