Në mbledhjen e zhvilluar me Kryesinë e Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu bëri thirrje qytetarëve që të bëhen bashkë në protestën e 3 marsit, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama do të ndëshkohet në mënyrë shembullore për atë që i bën vendit dhe shqiptarëve.
“Ndaj ju ftoj të gjithëve që në 3 mars së bashku me PD dhe qytetarët shqiptarë të themi fjalën e plotë në mbrojtje të lirisë e pluralizmit dhe të japim mesazh të qartë që shqiptarët të mos lëngojnë më. Ti japim fund tranzicionit. Jemi të bindur për fitoren e opozitës, për fitoren e 14 majit. Dhe do të jetë garantë që në këto Këshilla do të flasin vetë qytetarët dhe do të arrin zgjidhje shqetësimet e qytetarëve.”
Lexo edhe :
[custom-related-posts]“Dua të theksoj rëndësinë e ndërgjegjësimit të drejtuesve dhe anëtarëve e simpatizantëve për këtë betejë të jashtëzakonshme që do ta çojmë deri në triumfin e lirisë e pluralizmit përballë bandës që kërkon të vrasë shpresën duke shkretuar vatrat e familjeve shqiptare. E patë sot si u premtuar për herë të 5 apo 6 ura që do bëhet në Bunë, por ajo që ishte sjellja më e pacipë, ishte ajo se Mali i Zi duhet të paguajë më shumë. Ky nuk ka leje të bëjë ura pror vetëm të vjedhë. Ndaj kërkon të shkatërrojë Parlamentin e do ndëshkohet në mënyrën më shembullore. Shqipëria që dikur kishte pagat mbi mesataren e rajonit, sot është për faqe të zezë, arsye kjo për largimin masiv të shqiptarëve.”