Presidenti Ilir Meta ka komentuar diskutimet e fundit politike, ku maxhornaca dhe opozita nuk po gjejmë gjuhën e përbashkët në Këshillin Politik për ndryshimet kushtetuese. Në një lidhje direkte në emisionin “A Show”, Meta tha se opozita në këtë moment nuk duhet të provokohet dhe i bëri thirrje maxhorancës që të mos bëj gabim dhe të miratoje ndryshimet kushtetuese pa konsensus.
“Opozita nuk duhet të provokohet për t’u larguar nga tryeza e Këshillit Politik. Duhet të jetë e vendosur për t’i qëndruar marrëveshjes së 5 qershorit dhe të bëjë detyrën e saj ndaj vendit. Ka pasur dhe ka përpjekje për ta provokuar opozitën dhe për ta nxjerrë nga tryeza dhe institucionet. Për fat të keq opozita ka rënë shpesh pre e këtyre provokimeve”, tha Meta.
Më tej Presidenti u shpreh se opozita duhet të jetë e vendosur për të mos marrë asnjë përgjegjësi për çdo situatë të paparashikueshme. Kreu i shtetit përsëriti thirrje që maxhoranca të mos kalojë ndryshime kushtetueese e vetme, duke shtuar se parlamenti nuk ka asnjë sandard kushtetues.
“Unë edhe njëherë tjetër apeloj me këmbëngulje dhe shumë qetësi që të gjithë të bëjnë atë që u lejon Kushtetuta, atë që u lejon ligji dhe ua pranon ndërgjegjia. Ky është një parlament jashtë standardeve të Kushtetutës. Është një parlament me 122 deputetë, nga 140 që është kuorumi kushtetues. Prandaj u krijua Këshilli Politik si një shpikje, që përmes frymës të bashkëpunimit të ecjes drejt vendosjes së legjitimitetit të Kuvendit të ardhshëm dhe qeverisjes së ardhshme”, tha Meta.