Në konferencën për mediat, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk la pa komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për debatin për largimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.
Ish-presidenti u shpreh se Rama fajëson autoritetet britanike për shpopullimin, por, sipas tij, fajtori kryesor është “mafia në pushtet që ka shkaktuar humbjen e perspektivës për të rinjtë”.
“Angazhimin e vendosur të Partisë së Lirisë për të ndaluar shpopullimin dhe njëkohësisht për ti dhënë fund kësaj drame të madhe të vendit tonë, të shoqërisë sonë dhe çdo familje. Përshëndes edhe angazhimin edhe lutjet e sotme të udhëheqësve të kishës katolike, për të reflektuar të gjithë dhe për tu bashkuar dhe çrrënjosur të gjitha arsyet që i nxisin të rinjtë të rrezikojnë jetën për të kaluar la mansh me gomone. Është e qartë se i vetmi që nuk dëshiron të kontribuon në këtë drejtim, që është edhe shkaktari, kryeministri i papërgjegjshëm që fajëson autoritete britanike për një fenomen atë të shpopullimit. Është thjesht mafia në pushtet shkaktare kryesore e humbjes së perspektives së të gjithë këtyre rinjve, duke rrezikuar jetën. Ndërkohë që qeveria duhet të ulë kokën për këto pasoja tragjike, të forcojë bashkëpunimin me autoritete franceze, ku në kufijtë e Francës ndodhen mijëra të rinj që presin mundësinë për tu larguar drejt Britanisë”, tha Meta.