Ilir Meta ka vizituar sot Pukën, ku u takua me të rinjtë e qytetit.
Kryetari i Partisë së Lirisë ka realizuar edhe një videomesazh krah tyre, të cilin e ka shpërndarë më pas në Facebook. Sipas tij, nëse qytetarët zgjedhin ndryshimin, Puka do të zhvillohet sa Zvicra.
“Përshëndetje, jo nga Zvicra, por nga Puka. ME Donin, Demirin, Anisën, Endriti, me këta të rinj të mrekullueshëm. Vetëm ndryshimi do ta bëjë Pukën, të zhvilluar sa Zvicra, me të rinjtë dhe të rejat e saj”, shprehet Ilir Meta.
