Kreu i shtetit Ilir Meta është takuar me ish deputeten socialiste Arta Dade dhe botuesin Nikollë Lesi.
Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shkruan se me Artën ndanë shumë kujtime dhe ide, e ndoshta bëhet fjalë për kohën kur të dy kanë qenë pjesë e Partisë Socialiste shumë vite më parë.
“Bashkë me Nikollën dhe me një Trëndafil që spikat mes trëndafilash, në Spiten, Lezhë. Me Artën sot ndamë shumë kujtime dhe ide”, shkruan Meta.
Kujtojmë se znj. Dade e ka kritikuar shpesh kryeministrin Edi Rama për qëndrimet e tij politike në ditët e sotme.