Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta takim në Uashington me Sekretarin amerikan të Shtetit

15:30 / February 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
like
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës Ilir Meta takoi sot në Uashington D.C Sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo. Kreu i shtetit shqiptar ndau në profilin e tij në Facebook, përshtypjet e këtij takimi.

“Shumë i lumtur të isha sot në krah të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo gjatë Mëngjesit të Lutjeve në Uashington. Folëm për partneritetin e shkëlqyer të dy vendeve tona dhe rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane.”

Gjithashtu më herët Meta, i shoqëruar edhe nga delegacioni parlamentar i Shqipërisë, u takua me Kongresmenin Robert Aderholt, anëtar i Komitetit Amerikan të Helsinkit dhe bashkëkryetar i grupit të miqësisë SHBA-Shqipëri.

Një takim të ngrohtë në Kongresin Amerikan, ai pati edhe me mikun e të gjithë shqiptarëve, Eliot Engel, Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme. “E falënderova për rolin e tij të pazëvendesueshëm, jo vetëm në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, por veçanërisht për angazhimin e tij të pakursyer për çështjen shqiptare në momentet më të vështira historike për kombin, çlirimin e pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Me fat që kemi në Kongres një personalitet të tillë me memorie të fortë historike, por edhe vizion gjithmonë të kthjellët për të ardhmen e rajonit tonë”, shkroi Meta në Facebook.

amerikan Meta sekretar shteti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.