Ilir Meta ka publikuar një foto me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Beratit, Zija Ismaili, ku shkruan se pas 14 majit, Berati do të jetë i UNESCO-s, dhe jo i betonit të Rilindjes, që ka shëmtuar qendrën e këtij qyteti.
“Berati në 14 Maj do të votojë numrin 1 për Kryetar Bashkie, doktor Zija Ismailin.
Sepse Berati e meriton të jetë qyteti numër 1 i kulturës , i trashëgimisë dhe i zhvillimit.
Berati do të votojë gjithashtu numrin 1 tek fleta e votimit për Këshillin Bashkiak, për këtë ekip të mrekullueshëm këshilltarësh që vijnë nga eksperienca dhe profesione të ndryshme.
E duan Beratin dhe do punojnë me dashuri, përkushtim dhe përgjegjshmëri njerëzore dhe ligjore për popullin e mrekullueshëm të Beratit.
Berati do të jetë i UNESCO-s dhe jo i betonit të Rilindjes, që ka shëmtuar qendrën e këtij qyteti të mrekullueshëm.
Berati është i njerëzve punëtorë e mikpritës dhe jo i arrogancës së Rilindjes.
Berati do të votojë Ndryshimin.
Nr.1 për Zija Ismailin.
Nr.1 për koalicionin: ‘Bashkë Fitojmë'”, pohon kreu i PL-së.