Ilir Meta iu ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë.
Kryetari i Partisë së Lirisë, përmes një postimi në “Facebook”, iu uron besimtarëve shëndet, mbarësi dhe gëzime në familjete tyre.
“KRISHTI U NGJALL! VËRTET U NGJALL!
Gëzuar Pashkën e Madhe të gjithë besimtarëve ortodoksë, me shumë shëndet, mbarësi dhe gëzime në familje!
Drita që kurrë nuk perëndon e kësaj Feste të Shenjtë, le të na ndriçojë mendjet, të na ngrohë zemrat dhe të ndezë shpresën për ditët më të mira, që shumë shpejt do të vijnë!” shkruan Meta.