Edhe kreu i shtetit Ilir Meta ka uruar shkrimtarin Ismail Kadare në 83-vjetorin e lindjes së tij.
“Kombi shqiptar është me fat që ka një kolos të tillë krijues të përmasave botërore, një personalitet unikal e të papërsëritshëm dhe sinonim të letërsisë shqipe, që e bëri atë të vyer, të vlerësuar dhe të lexuar në 45 gjuhë të ndryshme”, thotë Meta në urimin në Facebook.
Ai i shpreh shumë urime shkrimtarit, shëndet, jetë të gjatë dhe sa më shumë suksese në krijimtarinë e tij.