Ilir Meta ka uruar vjehrrën për ditëlindje. Ai ka ndarë një foto në Facebook me Fatime Kryemadhin, nënën e bashkëshortes së tij, Monika.
Meta e falënderon vjehrrën për kujdesin që ka treguar për rritjen e 3 fëmijëve të tij, ndërsa e cilëson atë si zonjë e hekurt.
“Gjithmonë e palodhur dhe në shërbim të të tjerëve. E falënderoj në veçanti për kujdesin ndaj tre fëmijëve tanë Borës, Besit dhe Erës. Shumë urime edhe Blertës, mbesës tjetër për gjyshen e dashur! I uroj edhe pranvera të tjera Super Fatos, zonjës së hekurt”, shkruan Meta.