Ilir Meta ka folur për herë të parë në lidhje me negociatat që janë bërë mes tij dhe kryeministri Edi Rama në lidhje me zgjedhjen e Presidentit, post që Meta e mban sot në supe.
I ftuar në emisionin “Opinion” Meta ka deklaruar se që në marrëveshjen e prillit të 2013-tës, ai dhe Rama kanë rënë dakort se Presidenti do të jetë i maxhorancës dhe një propozim i LSI-së.
Meta ka delaruar se ai dhe LSI nuk kanë qenë dakort që kandidatura për President të ishte ajo e vetë Metës, duke arsyetuar se sipas tij, karriga e kreut të shtetit duhej të kishte qenë pjesë e paketës apo ofertës paketë për të zjgidhur ngërçin me opozitën.
“Nuk e dëshiroj këtë gjë, një nga arsyet që unë e pranova postin e presidentit, ky nuk ka qenë as plani im edhe as projekti i LSI-në… e para marrëveshja është që PS-LSI do të zgjedhin presidentin me konsensus që kur është bërë marrveshja dhe kjo nënkuptonte që Presidenti do të vinte nga ne.
Ne kemi qenë të hapur që këtë post ta marrë LSI… por ne nuk kemi qenë dakort për këtë variantin e fundit, sepse qëllimi ka qenë që Ilir Meta të drejtojë LSI-në këtë fushatë elektorale. Në këto kushte unë kam instituar që Presidentin ta ofrojmë si pjesë të një pakete opozitës për të bërë marrëveshje…. PS nuk ishte dakort me këtë, ta zgjidhim bashkë sepse na takon neve. Unë u thash ky pozicion duhet të vendoset pjesë e paketës me opozitën.
Në rast se ne nuk do të kishim bërë këtë zgjidhje të premten, PS do të zgjidhte presidentin, ose do të konsumonte ato dy raunde dhe do të shkonim në zgjedhje të parakohshme, cka do ta rëndonte akoma më shumë situatën. Në këto kushte, ky veprim që unë bëra ishte në të mirë të stabilitetit të vednit. Angazhimi im do të jetë maksimal, sepse unë jam për stabilitetin, por jo pa demokraci.”-tha Meta.
Në lidhje me opozitën dhe faktin se ajo nuk do të hyjë në zgjedhje, Meta është shprehur se pavarësisht të gjitha përpjekjeve të tij për të “bashkuar pikat”, PD duhet të kuptojë dhe të jetë e përgjegjshme për dënim që do t’i bëjë vendit.
“Nuk më ka shkuar në mendje dhe cdo ditë kam punuar dhe do të punoj e të përpiqem që kjo gjë të mos ndodhë. Qëndrimet e mia kanë qenë të forta, që nga ideja e qeverisë së besimit deri tek ajo që të lëmë mandatet për zgjidhje politike dhe shumë mesazhe të tjera. Që nga thirrja e PPE-së për të ndihmuar në dialog… ne ende sot nuk kemi një dialog, kemi një komunkim me palë të treta, padyshim që opozita duhet të hyjë në zgjedhje, por ama duhet luftuar që të ketë edhe zgjedhje me standarte.
Unë kam një pyetje, në rast se LSI në vitin 2008 kur u bë kodi, do të kishte bojkotuar, cfarë do të kishte ndodhur? Do të ishte shuar si forcë politike.
PD mund të ketë të drejtën e saj, por të kesh pretendimin se të gjithë komisionerët e tu shiten….”-tha Meta.
/TiranaNews/