Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e ka humbur qetësinë zotohet se do të sillet si Presidenti i Danimarkes. Mirpo presidenti Ilir Meta mesa duket ka harrruar që Danimarka ka Mbretereshë!
I ftuar në emisionin Opinion kreu i shtetit Meta deglaroi se ai nuk është target i ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.
“Nuk mund të jem target i askujt sepse jam presidenti i vendit. Nuk mund të ketë një Ambasadore target mbi një president se ky është një problem tjetër. Nuk është Ilir Meta target i askujt. Një gjë ta kesh të qartë ti dhe kushdo. Nuk lejoj më të tallet njeri me atë reformë që e katandisën në atë formë. Ambasadorja e SHBA në datën 23 mars në një takim që ka bërë me mua në Presidencë më ka kërkuar idetë e mia si mund të shkohet drejt normalitetit për Gjykatën Kushtetuese dhe më 8 prill, drejtori im i kabinetit i ka dërguar një platformë. Pra, Presidenti më 8 prill i ka dërguar ambasadores amerikane platformën me 14 pika që edhe u bë publike. Nëse ka ndonjë shqetësim ta thotë se unë kam 50 ditë që ia kam çuar. Nuk kisha pse t’ia çoja ambasadorit të BE sepse që ditën e parë që ka ardhur në Shqipëri i kam kërkuar të ndërhyjë për situatën e rëndë ku po përfundonte reforma në drejtësi”, tha Rama.
Gjithashtu Presidenti Ilir Meta paralajmëron se nga dita e nesërme do të ushtrojë detyrën e tij në formë zyrtare me takime vetëm institucionale me çdo lider politik apo përfaqësues ndërkombëtar.
“Nga nesër do shihni një President tjetër. Do ketë një President tepër zyrtar. I hapur në çdo kohë për marrëdhënie zyrtare institucionale, të mirëdokumentuara dhe me dëshmitarë. Me Ramën, me Lulin, me Sorecën dhe me Kim. Me të katër nga nesër vetëm marrëdhënie dhe takime institucionale, me dëshmitarë dhe të mirëdokumentuara!”, tha Meta. /Eunews.al/