Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta:25 Prilli do të jetë një referendum. Shqipëria ka humbur shumë vite

14:30 / February 6, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Shkodra presidenti Ilir Meta hodhi poshtë mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa u pyet nga gazetarët lidhur me një skenar të mundshëm nëse rriten shifrat e viktimave nga pandemia Covid-19.

Ndërsa u ndal te thirrjet e ambasadores Yuri Kim për dekriminalizimin, Meta u shpreh se dihet se kush i ka promovuar dhe u ka dalë në mbrojtje personave me probleme, ndërsa kërkoi nga partitë politike të promovojnë figura me integritet.

“Treni i integrimit është nisur dhe mjer ai që i del përpara, nuk ndalet më jo në 25 prill por edhe pas 25 prillit”. theksoi Meta në mesazhin e tij.

Po afrohemi drejt fushatës elektorale. A mund të jetë një alternativë shtyrja e datës së zgjedhjeve nëse pandemia përkeqësohet?

Meta: Nuk ka asnjë shans dhe asnjë skenar për të rishikuar datën e zgjedhjeve. Pasi Shqipëria ka pasur nevojë ulëritëse për zgjedhje prej kohësh. 25 Prilli është vendosur pas konsultimeve me konsensus. Shqiptarëve iu duket data e zgjedhjeve shumë larg prej kohësh.

Dekriminalizimi, thirrjet e ambasadores amerikane Yuri Kim

Meta: Fakti që ne kemi miratuar një ligj për dekriminalizimin, tregon që është një problem shumë serioz. Sekush i ka promovuar dhe se kush i merr në mbrojtje kjo dihet. Unë u bëj thirrje të gjitha forcave politike të distancohen nga personat që kanë pasur probleme me dekriminalizimin, të promovojnë sa më shumë figura të reja dhe me integritet. Populli shqiptar do të jetë shumë i qartë për ti ndëshkuar me votën e tij të gjitha që do të marrin në mbrojtje persona të tillë, direkt ose indirekt, për disa vota më shumë. Ndëshkimi do të jetë shumë i rëndë, jam i sigurt, me një votë mbarëpopullore, pasi unë jam tepër besimplotë se 25 prilli do të jetë një referendum edhe për ringritjen morale, institucionale, dhe ligjore të vendit.

Nëse mazhoranca rikonfirmohet. A ka rrugë bashkëpunimi mes Ilir Metës dhe mazhorancës?

Meta: Besoj se kam qenë dhe jam tepër i qartë se 25 Prilli do të jetë një referendum i qartë i mbarë popullit për të ardhmen e tij evropiane, dhe unë jam shumë besimoplotë për këtë. Shqipëria ka humbur shumë vite, nuk ka për të humbur më asnjë sekondë. Treni i integrimit është nisur dhe mjer ai që i del përpara, nuk ndalet më jo në 25 prill por edhe pas 25 prillit.  Është koha që të mos humbasim asnjë sekondë, dhe kjo fillon nga mbajtja e zgjedhjet të lira dhe të ndershme. Jam i bindur që shqiptarët janë bindur te fuqia e votës së tyre, do dinë të gjithë ta mbrojnë dhe të tregojnë që janë qytetarë të denjë shqiptarë dhe evropianë.

Meta Shqipëria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme

12:56 / July 22, 2026

Britani e Madhe/ Nga bileta e autobusit te fatura e energjisë elektrike, qeveria e re premton lehtësim për koston e jetesës për qytetarët

12:14 / July 22, 2026

Pas stuhisë, probleme me energjinë në disa qarqe; MIE: Akset të kalueshme, vijon puna për normalizimin e situatës, mbi 1000 punonjës në terren

11:40 / July 22, 2026

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

11:07 / July 22, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.