Gjykata e Apelit të Posaçëm shqyrton sot ankimin e bërë nga 6-të të arrestuarit e dosjes “Metamorfoza”, të cilët kanë ankimuar masat e sigurisë arrest me burg të dhëna në gjykatën e Shkallës e Parë ndaj tyre.
Ata kërkojnë caktim të masave të sigurisë më të buta, duke këmbëngulur për mungesë provash por edhe duke mohuar akuzat e ngritura nga SPAK ndaj tyre.
Në operacionin “Metamorfoza” përveç 6 të arrestuarve janë edhe një sërë personash të tjerë të shpallur në kërkim. Akuza ndaj tyre është vrasje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, armëmbajtje pa leje, korrupsion, shpërdorim detyre dhe nxjerrje të të dhënave.