Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Metodat natyrale në shtëpi për trajtimin e kallove të këmbëve

17:40 / April 14, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fc5762a5 7a78 4370 9839 c2796c31a1f1 640 360 0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kallot janë shtresa të trasha të lëkurës që shkaktohen nga fërkimet dhe shpesh ato mund të jenë të dhimbshme. Mjekët mund të trajtojnë kallot me mjete specifike apo me pedikyr, në shtëpi ka plot mjete rrethanore që përdoren për të trajtuar kallot.

640 0 5c7d426d83ad3

Ja disa prej tyre:

Thërrmoni disa aspirina

Medikamenti i thjeshtë i aspirinës mund të ndihmojë për të hequr qafe kallot tuaja. Thërrmoni rreth 5 ose 6 tableta aspirinash dhe përziejeni pluhurin me lëng limoni dhe ujë. Bëni një pastë që mund të vendoset në kallot. Mbështilleni atë më pas me një peshqir të ngrohtë dhe mbulojeni me një qese plastike. Pas rreth 10 minutash, gërvishtni kallot me një gur për kallot. Nëse jeni diabetike ose keni një alergji ndaj aspirinave mos e përdorni këtë metodë.

Përdorni një paste me sodë buke

Shtimi i sodës së bukës në vaskë për këmbët tuaja mund të ndihmojë në shërimin e kallove. Mund edhe të përzieni sodën e bukës me ujë derisa të bëni një pastë dhe t’ia vendosni kallove derisa të shërohen.

Zhytini këmbët në çaj

Çaji është i mirë, i ngrohtë dhe na shoqëron gjithnjë në ditët e ftohta të dimrit por gjithashtu mund të na shërbejë për lëkurën. Kur i lani këmbët tuaja në vaskë mund të përzieni pak çaj kamomili me vaj të pemës së çajit dhe kjo do të ndihmojë lëkurën tuaj.

Fshijini kallot me miell misri

Fërkoni këmbët me miell misri për t’i mbajtur ato të thata, duke mos lejuar që të përkeqësohen dhe të infektohen më shumë. Kjo metodë gjithashtu mund të lehtësojë kallot e dhimbshme.

maxresdefault 9

Trajtim me uthull

Merrni një copë pambuku, bëjeni me uthull dhe lidheni me diçka rreth këmbës suaj në mënyrë që ta lini gjatë gjithë natës. Në mëngjes fshijeni këmbën me një gur për kallot. Sigurohuni që uthulla prek vetëm kallot dhe jo lëkurën përreth.

Trajtojini kallot me ananas

Copat e ananasit kanë enzima që mund të ndihmojnë në zbutjen dhe heqjen e kallove. Vendosni një copë të vogël ananasi të freskët mbi kallo dhe lidheni me një copë leckë për ta mbajtur në vend. Kjo duhet të bëhet një herë në natë për një javë.

Përdorni aloe vera

Ju mund të përdorni një fletë aloe ose xhel të pastër të aloe verës. Aplikoni xhelin e bimës në kallo dhe mbulojeni me një fashë. Kalloja duhet të jetë mjaft e butë më pas për t’u hequr lehtësisht.

kembet 4

Merrni vajin nga vitaminat A dhe E

Vitaminat mund të ndihmojnë në trajtimin e lëkurës tuaj, madje edhe kur përdoren si kapsula. Merrni një gjilpërë dhe shponi kapsulën e një vitamine A ose E. Vendoseni përbërjen e tyre mbi kallon tuaj. Bëjeni këtë para se të shkoni për të fjetur dhe vazhdojeni derisa kallo të shërohet plotësisht. /pernenat.al/

kembe merodat natyrale shtepi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.