Këtë të martë, Presidenti i Këshillit Europian pritet të vizitojë Shkupin.
Në fokus të bisedimeve mes Michel dhe liderëve politikë në Shkup, do të jetë propozimi francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Sofjen, dhe rrjedhimisht zhbllokimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Nga ana tjetër, protestat e zhvilluara para godinës së qeverisë kundër propozimit, u përshkallëzuan në dhunë mbrëmjen e së hënës.
Disa prej pjesëmarrësve kaluan gardhin mbrojtës para qeverisë dhe godinës së parlamentit, duke u përpjekur të hyjnë atje.