Për shkak të udhëtimeve të shtrenjta, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel është në fokus të mediave të huaja. Gazeta “Le Monde”, thekson se Michel ka përdorur avionë të kushtueshëm privatë duke përfshirë udhëtime të shkurtra në Paris, si dhe qytete të tjera, si Berlini dhe Vjena.
Michel fluturoi nga Brukseli në Paris në shkurt për një takim mbi luftën kundër terrorizmit, me një kosto prej 4,379 € në vend që të merrte trenin. Ai përdor në mënyrë rutinore avionë privatë, për udhëtimet në selinë e dytë të Parlamentit Evropian në Strasburg, me kosto që variojnë nga 1,283 deri në 9,049 € vetëm për biletën e tij të kthimit.
Nëntorin e kaluar, udhëtimi i Michel dhe shoqëruesve të tij në Pekin për të takuar udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping, kushtoi 460,000 €. Duke folur për gazetën e përditshme belge Le Soir, Michel as i konfirmoi dhe as nuk i mohoi këto shifra, por dha këtë përgjigje.