Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të minoritetit grek janë kusht paraprak për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Kështu është shprehur kryeministri grek, Kyriakos Micotakis në një letër dërguar OMONIA-s, shoqatës më të madhe të minoritet grek në Shqipëri.
“Shqetësimi kryesor i qeverisë greke dhe i imi personal është mbrojtja me efikasitet i të drejtave minoritare dhe të pronës të minoritetit kombëtar grek në Shqipëri, çka edhe përbën kusht paraprak për hapjen e negociatave të integrimin të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruan kryeministri i Greqisë.
Në fund të letrës Micotaqis thekson se Greqia do të jetë gjithmonë në krah të minoritetit helen duke e mbështetur atë por edhe për të përmirësuar marrëdhëniet greko-shqiptare në përgjithësi.