Microsoft ka arritur vlerën e një trilion dollarëve për herë të parë pasi kishte një rritje të të ardhurave në fillimin e këtij viti.
Kjo e bën gjigandin softuerik vetëm kompaninë e tretë në histori që arrinë këtë vlerë më 13 shifra, Apple dhe Amazona e arritën këtë vlerë javën e kaluar.
Dy kompanitë që nga ajo kohë kanë rënë në vlerë, dhe Microsoft tani i ka kaluar ato të dyja.
Shifrat u bënë të ditura këtë të mërkurë. Sektori i intelegjencës tregoi shifra të rritjes më të madhe. Ajo u rritë 22% më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në vend të dytë ishte produktiviteti dhe procesimi i biznesit. Ajo ka bërë fitime 10.2 miliardë dollarë, që është 14 % më shumë se në periudhën e njejtë vitin e kaluar.
Dhe së fundi është shitja e pajisjeve personale. Ajo ka arritur ngritje mmodeste 8%.
Kjo përfshin një rritje të habitshme prej 9% ndaj të ardhurave të Ëindoës nga e njëjta periudhë 2018, dhe një fitim prej 19% në të hyra për produktet komerciale të Windows gjatë të njëjtës periudhë.
Microsoft ia atribuon këtë shtysë rritjes së disponueshmërisë në tremujorin e procesorëve Intel të lartë për Windows PC, pas një mungese. Të ardhurat për kompjuterët Surface të Microsoft u rritën me 21% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raportoi Microsoft.