Një situatë alarmantë është regjistruar në Arizona si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë vendin. Nga raportimet e para mësohet se zjarret kanë përfshirë një zonë të madhe pyjore, duke rrezikuar dhe disa banesa. Autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë dhe të paktën 1000 persona janë evakuuar nga zonat e rrezikuara, ndërkohë që në vendngjarje ndodhen qindra zjarrfikës. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të ndihmuara dhe nga era dhe për këtë arsye është kërkuar dhe ndërhyrja nga ajri.
Add A Comment
