Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mijëra vota, asnjë mandat, gratë që fituan zemrat e qytetarëve, por humbën vendin në Kuvend

21:45 / July 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1751482156 edonabilali12
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve, nuk gjetën vend në Kuvend. Një nga këto është Edona Bilali në Shkodër, e cila mbeti jashtë kuvendit për shkak se partia nuk arriti të merrte mandat pertej listës së sigurt, pavarësisht se ishte kandidatja më e votuar e Partisë Socialiste në Shkodër dhe dyta kandidate e me votuar ne rang vendi mes grave socialiste.

Në Shkodër, PD fitoi pesë mandate, PS katër dhe PSD dy, nga të cilat vetëm PD-ja arriti të plasojë një deputet përmes listës së hapur, Bardh Spahia, me 9 414 vota. Përkundër votave të shumta që Bilali mori, në listën e hapur të PS nuk u fut asnjë emër, duke e lënë atë jashtë parlamentit së bashku me Frrok Gjinin. Ndërsa PD-ja përfitonte nga renditja dhe numrat, PS-ja, megjithëse me vota të forta preferenciale, mbeti pa asnjë vend nga zgjedhësit dhe jo partiakët.

Dhe e njëjta tablo u ringrit edhe në Tiranë. Partia Socialiste siguroi 19 mandate, shtatë prej tyre nga lista e hapur. Fitues të këtyre vendeve u shpallën Blendi Gonxhja, Fatmir Xhafaj, Erion Braçe dhe lista vijoi deri te Anila Denaj, Ervin Hoxha e të tjerë. Por emra me ndikim të madh publik dhe me vota të larta preferenciale si Blerina Gjylameti, Mimi Kodheli, Etilda Gjonaj, dhe Pandeli Majko mbetën jashtë për shkak të numrit të limiteve që i rezervonin listat e hapura dhe hierarkisë brenda partive.

Ky fenomen shfaq një model të përsëritur,sistemi i listës së hapur, i kombinuar me formulat e ndarjes së mandateve, shpesh i lë jashtë Kuvendit kandidatë me vota të forta personale sidomos gra, edhe pse votohen masivisht. Partitë e mëdha përcaktojnë qëndrimet dhe renditjen, duke e reduktuar ndikimin e votës preferenciale nga qytetarët.

Duket qartë se, pavarësisht besimit të votuesve, vota preferenciale nuk është domosdoshmërisht e mjaftueshme për të siguruar një mandat një skenar që ndihmon partinë më shumë sesa individët brenda saj. Pavarësisht profilit publik dhe votave të shumta, sistemi i sotëm nuk dallohet si mik i barazisë gjinore apo demokracisë së drejtpërdrejtë.

asnje mandat grate humben mijera vota
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.