Loja në ”Big Brother Albania Vip 3” po tejkalon çdo limit. Meritoni i cili këtë javë është në nominim, ka prekur dhe lënduar Ledjonën, e cila u shpall të shtunën në Prime si një nga tre të preferuarit e publikut. Ditën e dielë, përgjatë gjithë kohës ai i ka përmedur emrin ”Mickey Mouse”, Miki siç quhet edhe vajza e Ledjonës.
Pasi e lëndoi thellë, Meritoni ia tregoi këtë skenë të dashurës së tij, Ilnisës, dhe kjo e fundit e pyeti se përse nuk e vijoi lojën me dhe e la ”të merrte frymë”, siç ai u shpreh. Komentet në rrjete sociale kërkojnë vetëm një gjë, eleminimin e Meritonit këtë të martë, ose përjashtimin e tij.
Në krah të Ledjonës ka dalë dhe Erjola ku dhe ka palajmëruar Meritonin se po kalon caqet.